Categories Sport

Superliga/ Kukësi mposht dhe parakalon Bylisin, paqe në derbin e mbijetesës!

Një fitore kundër vendit të dytë për të marrë vendin e dytë! Kukësi arrin misionin e dyfishtë ndaj Bylisit, duke mposhtur mallakastriotët 2-1 në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”. Një sukses i vulosur nga Rroca-Abazaj, ish-lojtatët e Luftëtarit që po gjejnë ritmin e duhur edhe te nënkampionët. Pikërisht Abazaj do të çelte rezultatin në minutën e 21-të. Një diagonale fantastike e Musollit do të gjejë Abazajn të lirë në krahun e djathtë me këmbëshpejtin e Kukësit që në hyrje të zonës shigjeton Hidin në shtyllën e tij duke shënuar një gol vërtet të bukur.

Por Bylisi nuk shkurajohet dhe një minutë përpara fundit të pjesës së parë, Murataj është i vetmi që beson te një top që po i drejtohej fundores dhe kthen në qendër të zonës, aty ku Guindo me kokë nuk gabon duke e dërguar topin në shtyllën e dytë. Ndeshja është argëtuese, por më shumë për fitoren do të bëjë Kukësi. Në minutën e 73-të vjen një aksion perfekt mes Shkurtajt, Abazajt dhe Rrocës, duke e nxjerrë këtë të fundit në pozicion goditës. Mesfushori gjuan rreptë dhe thyen Hidin që pëson një tjetër eurogol.

Bylisi nuk ka forcë për të reaguar dhe del kokulur nga kjo përballje duke u parakaluar nga Kukësi. Në ndeshjen e luajtur në Vlorë, derbi i jugut ishte edhe derbi i mbijetesës mes Flamurtarit dhe Luftëtarit, një takim që u nda në barazim 1-1. Fillimisht është Rapo që kalon në epërsi gjirokastritët në minutën e 53-të, por në kohën shtesë vendësit do të shmangin humbjen kur do të barazojnë shifrat me golin e Nikës, një barazim që e lë të pandryshuar gjendjen në fundin e tabelës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME