Tashmë që dalin si çift, këngëtarja Eni Koçi pranë Genc Prelvukajt di vetëm të jetojë, dashurojë dhe buzëqeshë.
Prej kohësh aludohej se dy artistët ishin në një lidhje, por këtë të vërtetë ata vendosën ta konfirmojnë në këtë atmosferë festive të ndërrimit të viteve, duke shpallur publikisht statusin “në një lidhje” për 2019-n.
Pas disa bashkëpunimesh në muzikë, çifti shihej gjithnjë e më shumë bashkë, zërat qarkullonin, por ata nuk e pranonin ende se ishin më shumë se kolegë apo miq.
Çifti ka menduar të mos fshihet më, duke u shfaqur bashkë në publik si një çift i konsoliduar dhe i lumtur në festën e fundvitit, të organizuar nga moderatori Labi, i cili mbledh çdo vit bashkë disa nga personazhet e njohura të skenës.
Pak ditë më parë u publikuan edhe prapaskenat e festës së organizuar për ndërrimin e viteve, ku në një pjesë të videos dëgjuam edhe konfirmimin e vetë Gencit, i cili pranoi lidhjen me Enin.
“Për herë të parë tek ‘Op Labi Party’ ju bëtë publike që jeni në lidhje me Enin?”, e pyeti gazetari këngëtarin. “Është e vërtetë. Kemi zgjedhur një event si ky për t’u shfaqur për herë të parë publikisht bashkë”, i përgjigjet Genci shumë i qetë.
E pas këtij konfirmimi publik nuk kanë munguar fotot nga ana e Enit, në “Instagram”, ku shfaqet shumë e lumtur dhe e dashuruar me Gencin. Vetë këngëtari ka bërë në rrjetet sociale një konfirmim të dytë, ku lançon këngën e re për këtë vit “Ylli e Hana”, që duket një dedikim tjetër për dashurinë e tyre.
Ndërkohë që, sipas burimeve pranë çiftit, ata po planifikojnë dasmë VIP këtë vit të ri 2019. Një paralajmërim të tillë e bëri vetë Eni, pasi vitin që lamë pas e pamë me fustan nusërie në sfilatën e Amarda Toskës, së cilës mund t’i ketë besuar ceremoninë e saj.
Kujtojmë që një gjë të tillë e bëri edhe Marina Vjollca, e cila para se të martohej me reperin Getoar Selimi e veshi fustanin e bardhë në një nga sfilatat e Alketa Vejsiut, e cila më pas organizoi ceremoninë e saj të dasmës.
HISTORIA E DASHURISË ME 15 VITE DIFERENCË MOSHE, PËR GENC PRELVUKAJ KJO DO TË JETË MARTESA E DYTË
Historia e çiftit Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi u zbulua në 2017-n nga mediat e Kosovës, një lidhje që u pasua nga disa bashkëpunime me klipe.
Kujtojmë që 22-vjeçarja ishte e para që hodhi një hap më shumë për të dëshmuar të vërtetën mes tyre pas gjashtë muajsh, që kishin nisur të qarkullonin thashethemet e para.
Bashkë me një foto çift me 37- vjeçarin Prelvukaj, ku shfaqeshin të veshur me të bardha, Eni njoftoi për projektin e tyre të ri muzikor, ndërsa shkruante “Vetëm ti” feat Genc Prelvukaj.
Kjo këngë u komentua si një përbetim dashurie, që ata i bënin njëri-tjetrit në mënyrë kaq publike. Pasi këngëtari Genc Prelvukaj u fotografua i kapur për dore me vajzën nga Tirana, Eni Koçi, mediat i hynë më thellë marrëdhënies së tyre, duke u marrë me moshën e secilit dhe diferencës që kanë mes njëri-tjetrit, por edhe me statuset personale.
Sipas përllogaritjeve, reperi Genc Prelvukaj është 15 vite më i madh se Eni Koçi, duke qenë se këngëtarja festoi ditëlindjen e 22-të (05 Korrik 1996), ndërsa Genci feston 37-vjetorin më 16 korrik.
Kujtojmë që Genc Prelvukaj është dhe baba i një djali nga martesa e tij që përfundoi me divorc shumë vite më parë. Që nga ajo kohë, ai nuk është përfolur asnjëherë në media për lidhje serioze me ndonjë vajzë të njohur, pra, lidhja me Enin është e para.
Ai ka një profil serioz në tregun e muzikës, pasi njihet si këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur, me origjinë shqiptare nga Mali i Zi, por i rritur në Prishtinë.
Ai ka mbaruar studimet në Fakultetin Filologjik në degën e Gjuhës Shqipe dhe po ashtu ai ka mbaruar edhe studimet ne Kolegjin Universitar “Fama” për Shkenca Politike.
Përveç punës si këshilltar politik, në mënyrë aktive është pjesë e industrisë së muzikës, ndërsa njihet si kompozitori i grupit “Etno Engjujt”.

Ndërsa Eni, që i takon një brezi tjetër këngëtaresh, ka lindur në Berat dhe lëvron muzikën Pop. Ajo ndiqte studimet e larta për Dermatalogji në Londër dhe paralelisht ka publikuar këngë të ndryshme.
PANORAMA PLUS