Categories Lajme

Epidemiologu Alimehmeti: Shqipëria e ka kaluar tashmë ciklin

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti në një nga mediat e vendit deklaroi se Shqipëria e ka kaluar tashmë ciklin e pandemisë dhe ndaj numri i të prekurve ka rënë në mënyrë të ndjeshme. “Sa është i përhapur vërtetë virusi nuk mund ta themi dot vetëm përmes tamponit, tamponi është vetëm një fotografi e momentit. Mund të themi që për momentin ky virus e ka bërë ciklin e vet, pasi që në fillim mendohej se do të ishte rreth 10 javë, pra rreth 70 ditë. Ne sot jemi në ditën e 100-të dhe mund të themi qartësisht se këtë cikël e kemi plotësuar”, tha mjeku. Alimehmeti theksoi më tej se me rritjen e temperaturave, në vendin tonë do të ulet ndjeshëm mundësia për t’u infektuar nga koronavirus, por kjo nuk do të thotë se do të zhduket plotësisht.

“Fuqia e virusit ulet në temperaturë të lartë. Nuk e zhdukin komplet por e minimizojnë mundësinë ngjitëse të tij në temperatura të larta. Shfaq një sezonalitet, por ndryshe nga gripi, koronavirus në verë nuk zhduket komplet. Temperatura do na ndihmojë shumë por nuk do ta zhdukë. Ky virus jeton shumë pak në ambient me diell”, u shpreh epidemiologu. Më tej, ai theksoi se virusi do të ketë një rikthim në vjeshtë. Lidhur me teoritë se virusi është krijuar në laborator, ai tha se, nuk ka asnjë provë dhe asnjë studim të vetëm që e mbështet këtë ide, pasi të gjitha studimet tregojnë se është krijuar nga natyra. “Së pari nuk ka asnjë provë dhe asnjë studim të vetëm që ky virus është krijuar në laborator. Ky virus është krijuar në mënyra natyrore dhe nga kafshët është transmetuar tek njeriu. Për sa do të kemi ne jetë viruse dhe bakter të reja do të ketë gjithmonë”, tha Alimehmeti. z.tosku/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME