Nga bashkitë e qarkut Gjirokastër ka vazhduar shpërndarja e ndihmave dhe ofrimi i asistencës për shtresatnë nevojë. Prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Astrit Aliaj, tha për ATSH-në se “dje janë asistuar me produkte ushqimore 145 familje, me produkte mjekësore 44 familje dhe me shërbime të tjera në 13 familje”. “Bashkia Gjirokastër ka ndarë 99 pako ushqimore, bashkia Dropull 41 pako mjekësore, bashkia Tepelenë 25 pako ushqimore, bashkia Memaliaj 21 pako ushqimore dhe 3 mjekësore, të tjera 8″, – tha Aliaj.
Sipas tij, situata nё qarkun Gjirokastёr vazhdon tё paraqitet e qetё, pa asnjё rast tё prekur me pandeminë “Shtabi Koordinues nё qark vijon koordinimin e veprimtarive tё tё gjitha njёsive tё vetёqeverisjes vendore, institucioneve shtetёrore nё nivel vendor dhe strukturave pёrgjegjёse pёr realizimin e detyrave në kuadrin e zbatimit të akteve normative dhe urdhёrave përkatëse tё nxjerra pёr situatёn e krijuar nga virusi– tha Aliaj. Njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe degët territoriale të qarkut Gjirokastër kanë vazhduar punën e tyre në zbatim të detyrimeve ligjore dhe planit të veprimit të Prefektit të qarkut për situatën e krijuar nga pandemia
