Categories Lajme

Epidemiologu i njohur tregon si do të kryhet testimi i shpejtë për COVID-19

Dritan Ulqinaku, epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik thotë se duke nisur nga 7 dhjetori në Tiranë do të nisë aplikimi i testeve të shpejta për identifikimin e personave të infektuar nga COVID-19. Z. Ulqinaku tha se për procedurat e ndjekura nuk ndryshon asgjë në krahasim me tamponin, por përgjigja do të merret brenda 30 minutave.

Epidemiologu i ISHP-së shpjegoi se testi i shpejtë është efektiv për pesë ditët e para të prekjes nga coronavirus ndërsa pas këtij afat nuk mund të aplikohet më dhe se në të tilla raste do të përdoret tamponi. Gjithashtu tha se për personat që nuk kanë simptoma testi i shpejtë nuk vlen.

“Nëse në një familje deri dje ishin tre familjarë me shenja të njëjta nuk i kemi ekzaminuar asnjëherë të gjithë pasi nëse dilte njëri pozitiv fillonte mjekimi për të tre. Testimi i shpejtë nis në Tiranë nga kjo e hënë. Do të aplikohet në disa pika të nxehta që ekzistojnë në Tiranë por çdo gjë ndryshon me orë dhe jo ditë. Do të jenë epidemiologët që do të përcaktojnë se ku do të ndërhyhet me teste të shpejta”, u shpreh z. Ulqinaku në një interviste për Euronews Albania “Përgjigja merret brenda 30 minutave.

Është ekskluzivitet i epidemiologëve, ata vendosin kur aplikohet. Nga data 7 dhjetor do të vazhdojë aplikimi në terren në Tiranë, ndërsa më pas do të shtrihet dhe në qytete të tjera”, shtoi mjeku i njohur. Sipas mjekut është  shumë i rëndësishëm fakti që këto teste kanë mbërritur para nisjes së stinës së virozëve të tjera pasi do të ndihmojë në eliminimin e dyshimeve nëse simptomat janë të COVID-19 apo të gripit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME