Categories Covid-19

Kosovë, Humbasin jetën 11 qytetarë për 24-orë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 478 raste të reja dhe 11 viktima si pasojë e COVID-19. Kështu ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, përmes një konference për media. “Janë testuar 1 mijë e 530 mostra, ku prej tyre 478 raste pozitive, si dhe janë raportuar 11 raste të vdekjes”, tha Ramadani.

Njoftimi i plotë: 1.530 TESTIME, 690 TË SHËRUAR DHE 478 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.530 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 478 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 65 vjeç), Prizren 2 raste (82,72 vjeç), Ferizaj 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rase (80 vjeç), Gjilan 1 rast (72 vjeç), Hani i Elezit 1 rast (76 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 41.777 raste nga 149.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.073 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 690 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.561.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 205 raste, Mitrovicë 34 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 28 raste, Gjakovë 25 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Suharekë 15 raste, Kamenicë 12 raste, Pejë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Klinë 3 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Dragash, Hani i Elezit, Kaçanik, Ranillug, Shtime. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME