Categories Lajme

Epidemiologu: Izolimi në prill dhe maj, i panevojshëm. Pipero ka gabuar shumë herë…

Epidemiologu Erion Dasho në “Byro Politike” ka folur për rekordin e pandemisë në Shqipëri. Ai u shpreh se izolimi gjatë muajit maj dhe prill ishte i panevojshëm.

“Izolimi gjatë majit dhe prillit ishte i panevojshëm”, u shpreh Dasho.

Dasho, gjithashtu theksoi se, “armiku” nuk erdhi ndonjëherë, sepse nuk kishim armik, por kishim një sëmundje. Ndërkohë ai theksoi se është me rëndësi që të mos fajësohen qytetarët, por që Komiteti Teknik i Ekspertëve të mbajë përgjegjësi, ndërsa shtoi: Pipero të shikojë mënyrën e mjekimit sepse përsa i përket epidemiologjisë shumë herë ka gabuar.

“Tani situata është serioze, por mund të zgjidhet lehtë. Le të thonë ç’të duan, virulenca tani është në rënie. Të gjitha të dhënat flasin për një virus që është drejt një virulence të ulët.

Tani kjo është një epidemi që mund të kontrollohet, por jo me aventura. Duhet depistim në hyrje të spitalit. Pacientët dhe mjekët duhet të pajisen me masa mbrojtëse. Këto masa i ka nxjerrë bota, nuk i shpikim ne.

Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike duhet të mbajnë maska dhe duhet të jenë të kujdesshëm, se janë pjesa më e rrezikuar. Tendenca e komitetit për të fajësuar qytetarët është gabim. Komiteti është përgjegjës për situatën që ne kemi , jo qytetarët”, tha epidemiologu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME