Categories Lajme

“Erdeti merrej me drogë”, nëna e 39-vjeçares që u vra nga kunati jep detaje tronditëse: I kishte thënë dhe burri nga burgu

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur gjatë natës në Paskuqan, ku 39-vjeçarja Enkeleda Çapoku u vra me një shkop druri nga ana e kunatit të saj Eredet Çapoku, i cili punonte si faturino në një nga linjat urbane të kryeqytetit.

E gjithë ngjarja ndodhi në sy të vajzës së saj 18-vjeçare, dhe nënës së saj, e cila ka treguar se kunati i së bijës, ishte një njeri i dhunshëm, dhe gjatë konfliktit në banesë mbrëmjen e djeshme e kishte qëlluar dhe atë pas koke.

Nëna ka treguar se bashkëshorti i Enkeledës, i cili ndodhej në burg, e ka këshilluar atë që të ruhej nga vëllai i tij, pasi dhe më herët ai kishte ushtruar dhunë ndaj 39-vjeçares, për të cilën kishte dhe një urdhër mbrojtje.

“Më ra pas koke dhe humba ndjenjat, vajza jetonte me mua, se burrin e ka në burg. Kunati ndejti disa kohë te ne, dhe më pas i bënte presion vajzës. Erdeti merrej me drogë prandaj e larguam nga shtëpia, e denoncuam dhe në polici, se kishim frikë. E shoqëroja vajzën kudo që shkonte”, ka treguar e ëma e Enkeledës.

Ndërkohë që bashkëshorti i 39-vjeçares që u vra nga kunati ndodhej prej 2012-tës në burg, pasi ishte kapur me një sasi droge.

Elton Çapoku së bashku me dy miqtë e tij, do të dërgonin në Holandë 186 kilogramë kanabis.

“Arrestimi i tyre është kryer pasi, në datë 29 gusht 2012, Adrian Çingu ka tentuar që të trafikojë lëndën narkotike drejt Holandës me anën e një mjeti tip kamion. Sasia e lëndës narkotike është zbuluar në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillonte hetimin në dinamikë.

Ndërkohë që u krye arrestimi i shoferit të kamionit, u kryen veprimet e tjera procedurale, në bazë të të cilave u evidentuan përgjegjësitë edhe të shtetasve Arben Alla dhe Elton Çapoku”, thuhet në dosje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.01.2020 rreth orës 23:40, në Paskuqan shtetasi E. Ç.,34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të fort (shkop druri) kunatën e tij shtetasen E. Ç.,39 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin E. Ç, i cili pas ngjarjes është larguar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME