Categories Lajme

Erdhën një muaj më parë, Zhduken nga Shqipëria bangladeshasit

Shtetasit nga Bangladeshi dhe India kanë shfrytëzuar kontratën e punësimit në Shqipëri për t’u larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian. ABC raporton se gjatë dy muajve të fundit, policia ka ushtruar kontrolle në ato biznese ku këta persona kanë pasur një kontratë pune. Është konstatuar se ata nuk janë gjetur në vendet e tyre të punës, apo në sektorët ku duhet të ushtronin detyrat përkatëse.

Burime nga Policia e Shtetit thonë se bëhet fjalë për rreth 50 shtetas nga Bangladeshi që janë larguar nga kufiri i gjelbër, me destinacion vendet e BE-së. Nisur nga ky fakt, policia ka dyshime se shtetasit e huaj e kanë përdorur vendin tonë tranzit, duke u ndihmuar edhe nga siguria që pronarë biznesesh u kanë dhënë atyre për t’i punësuar.

Policia ka gjobitur rreth 100 biznese me gjobë 100 mijë lekë të reja. Gjithashtu po hetohet nga struktura të posaçme të policisë, nëse bëhet fjalë për një rrjet të strukturuar k riminal në t rafikimin e klandestinëve. Kryesisht, kërkesat e bizneseve, dorëzuar pranë policisë kufitare për të punësuar bangladeshasit, kanë qenë në fushën e ndërtimit dhe hoteleri-turizëm, si kuzhinierë e kamerierë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME