Categories Lajme

Talebanët formuan qeverinë e re, reagon Erdogan: Nuk e dimë se sa do të zgjasë, duhet ta monitorojmë nga afër

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas formimit të qeverisë së re të Afganistanit nga talebanët duke thënë se do të monitorojë nga afër përparimin e saj.

Erdogan theksoi se ai nuk e di se sa do të zgjasë përbërja aktuale e qeverisë, e cila u prezantua më herët sot. ” Siç e dini, është e vështirë ta quash atë të përhershëm për momentin, por është shpallur një qeveri e përkohshme.Ne nuk e dimë sa do të zgjasë kjo qeveri e përkohshme.

“Ajo që duhet të bëjmë është ta shikojmë nga afër këtë proces “- tha udhëheqësi turk në një konferencë shtypi të përbashkët me Presidentin e Republikës Demokratike të Kongos Felix Cisekendi, i cili po bën një vizitë zyrtare në Turqi.

Tri javë pas marrjes së pushtetit në Afganistan , talebanët sot zbuluan një pjesë të qeverisë së tyre të ardhshme, e cila do të udhëhiqet nga Mohammad Hassan Ahud.

Të hënën, talebanët morën kontrollin mbi të gjithë territorin afgan , duke pretenduar se kishin fituar betejën vendimtare në Luginën Panjsir, bastioni i fundit i rezistencës ndaj regjimit të tyre. Turqia është në bisedime me talebanët në Kabul, ku ka ende një prani diplomatike, me kushtet sipas të cilave mund të ndihmojë rihapjen e aeroportit të kryeqytetit afgan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME