Categories Showbiz

Stilistja shqiptare, Nensi Dojaka, fiton çmimin prestigjioz të “Louis Vuitton” (foto)

Stilistja shqiptare, Nensi Dojaka, ka fituar çmimin prestigjioz të grupit LVMH (Louis Vuitton, Moet, Hennessy) për stilistët e rinj. Ceremonia u mbajt në Fondacionin Louis Vuitton dhe Dojaka u shpall fituese mes nëntë finalistëve. Ajo do të marrë çmimin prej 300 mijë euro dhe do të ketë si mentorë për një vit, një grup ekspertësh të LVMH.

27 vjeçarja Nensi Dojaka, jeton në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka studiuar në Central Saint Martins në Londër. Ajo ka themeluar linjën e saj të veshjeve  “Nensi Dojaka“. Pak kohë më parë,  modelja e njohur, Bella Hadid, është shfaqur në ceremoninë e çmimeve MTV, me një veshje të stiluar nga Dojaka.

Ajo shpesh ka marrë vlerësime si një stiliste e re mjaft e talentuar dhe premtuese.

Cfarë është çmimi LVMH?

Ky çmim u krijua në vitin 2013 nga grupi LVMH dhe është i dedikuar për stilistët e rinj, që do të jenë yjet e së nesërmes në botën e modës. Çdo vit, çmimi u jepet stilistëve që spikasin për talentin dhe kreativitetin e tyre. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME