Categories Lajme

Erdhi nga Anglia me 20 mijë paund me vete, Policia e Durrësit ia bllokon ‘thesarin’ në port

Policia Kufitare e Durrësit i ka bllokuar një shtetasi  nga Mati, 20.300 paund britanik, që ai nuk i deklaroi në kufi kur hyri në portin e Durrësit. Kontrolli i imtësishëm u bë në kuadër të bashkëpunimit me Policinë  italiane në Bari, pasi dyshohej se në makinën e shtetasit në fjalë ishin fshehur  vlera monetare.

Policia njoftoi se më datën 21.10.2018 është përzgjedhur për kontroll të imtësishëm, B.D, 40 vjeç lindur  në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në  Londer, Angli, i cili kishte mbëritur në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës. Nga kontrolli  personal në prani të doganës, shtetasit B. D. iu gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20 300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme  po i kryen  Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për  veprat penale “ Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe “Pastrim të produkteve të  veprës penale” .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME