Categories Lajme

Erdogan: Lufta e Turqisë në Siri nuk është kundër kurdëve por terroristëve

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se lufta e tyre nuk është kundër kurdëve, por kundër organizatave terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë fjalimit të tij në hapjen e konferencës së 3-të të Kryetarëve të Parlamenteve me temë “Lufta kundër terrorizmit dhe lidhshmëria rajonale”, të mbajtur në Stamboll.

“Problemet që i përjetojmë nuk janë fati i gjeografisë sonë, parandalimi i së keqes është në duart tona”, tha Erdoğan.

“Operacionet anti-terroriste që i zhvillojmë në veri të Irakut dhe Sirisë kurrë nuk shenjtërojnë integritetin territorial dhe të drejtat sovrane të këtyre vendeve”, tha presidenti turk duke folur për operacionin e Turqisë në verilindje të Sirisë, “Burimi i Paqes”.

“Lufta jonë nuk është kundër kurdëve, por kundër organizatave terroriste” theksoi ai duke shtuar se nuk gjenden në Siri për ta ndarë atë, por për të mbrojtur të drejtat e të gjithëve që jetojnë atje.

Ai tha se Perëndimi PKK-në e përshkruan si organizatë terroriste, por fatkeqësisht nuk i pranojnë si organizatë terroriste degat e saj PYD-në dhe YPG-në.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME