Ylli i serialit “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell muaj më parë ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një lajm shumë të bukur.
Nëpërmjet një fotoje gjysmë të zhveshur ajo zbuli se ishte në është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël.Nuri i shtatzënisë e ka zbukuruar edhe më shumë aktoren, e cila është cilësuar si një nga femrat më të bukura në botë. Përveç fotove , Shay ka ndarë në kanalin Youtube video ku tregon emocionet e shtatzënisë që nga ditët e para.
E së fundmi aktorja kërceu “Baby Mama” me shpresën se ky kërcim mund t’i nxisë dhimbjet e lindjes. E veshur me një crop top me shkëlqim, Mitchell zbuloi barkun e rrumbullakosur.
Në kërcim u përfshi dhe babai i bebit por ajo që tërhoqi më shumë vëmëndjen ishte twerk-u i saj në kuzhinë. Për më shumë mund të ndiqni videon e mëposhtme e cila është mahnitëse.
