Categories Politike

Petrit Vasili: Fatkeqi kryeministër duke vajtuar për integrimin që as e do as e beson, lexojeni çfarë thotë

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e shikon kryeministrin Rama si fatkeq që as e do e as e beson integrimin. Ai komenton një deklaratë të Ramës ku përmend Franz Kafkën e Ismail Kadarenë dhe thotë se i ndot autorët e mëdhenj duke i cituar pa kuptim.

POSTIMI I VASILIT Idioti i “dobishëm” i Dostojevskit dhe idioti ynë i panevojshëm!!

Kupton pak dhe për ç’shkak citon trashë letërsinë botërore, ndaj “idioti” ynë në dallim nga idioti i dobishëm i Dostojevskit është monoton, i mërzitshëm, pa gusto dhe veshtulloz si vaj i trashë, që nuk lubrifikon dot trurin. Lexojeni ç’thotë kryeministri ynë, por as mos u nervozoni dhe as mos e humbni durimin, bile as mos u zemëroni, që ai i ndot autorët e mëdhenj duke i cituar pa kuptim, besomëni nuk është faji i tij, që truri i ecën ngadalë dhe përzishëm duke zhurmuar si rrotat e një qerreje të zhytur në baltë e që tërhiqet nga buaj të lodhur e apatike. Ja ç’thotë i shkreti, fatkeqi kryeministër duke vajtuar për integrimin që as e do as e beson: “Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkurron edhe fantazinë e tyre të pakonkurrueshme…’

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME