Categories Lajme

Erdogan paralajmëron Greqinë: Mos dilni para marinës ushtarake turke

Greqia dhe Turqia rrezikojnë të përfshihen në konflikt të armatosur dhe të paprecedentë mes dy anëtarëve të NATO-s.

Pas vendimit të Athinës për të nisur stërvitjet ushtarake detare dhe ajrore në zonat ku eksploron për gaz, anija sondë Oruç Reis, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëron Greqinë se do të jetë përgjegjëse për çdo përshkallëzim të situatës.

“Duke nisur nga tani, përgjegjëse kryesore për çdo përkeqësim të situatës në rajon është vetëm Greqia. Ky vend duhet ta kuptojë mirë se ata që i nxisin kundër nesh, do t’i braktisin kur grekët të dalin para marinës ushtarake turke”, tha Erdogan.

Erdogan i dërgoi në këtë mënyrë edhe një mesazh vendeve të Bashkimit Europian, kryesisht Francës që është renditur në krah të Greqisë në këtë konflikt. Teksa tensionet janë në kulm, ministri i Jashtëm gjerman viziton këtë të mërkurë dy vendet, në përpjekje për t’i bindur të ulin tensionet dhe dialogojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për zonat ekskluzive ekonomike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME