Categories Sport

Pirlo thotë se koha e Higuain te Juventus ka mbaruar

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka konfirmuar se Gonzalo Higuain do të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’ këtë verë. Sulmuesi argjentinas është transferuar te Juventus në vitin 2016, dhe ka arritur të fitojë tre tituj të Serie A, teksa ka qenë i huazuar edhe te Milan dhe Chelsea.

Pirlo ka vlerësuar 32 vjeçarin, por pranon se koha e tij në ‘Allianz Stadium’ ka mbaruar.“Kam folur me Higuain. Ai është një person që e admiroj shumë, ka pasur një periudhë të rëndësishme këtu dhe ka qenë një lojtar i madh”, ka deklaruar Pirlo.

“Por ne kemi vendosur që rrugët tona duhet të ndahen. Ai ka qenë një kampion i madh, por ciklet mbarojnë. Ai u la mënjëanë por si person serioz, ne biseduam me njëri tjetrin dhe morëm këtë vendim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME