Categories Lajme, Sport

Gjykata greke dënon kapitenin, pasi goditì policët dhe tentoi t’ju jepte rryshfet

Kapiteni i ekipit të Manchester United, Harry Maguire, është shpallur fajtor nga një gjykatë greke, për sulm ndaj policisë, rezistencë ndaj arrestit dhe tentativë për dhënie rryshfeti, në ishullin Syros. Maguire u dënua me 21 muaj burg por e konvertuar në dënim me kusht.

Futbollisti i ka mohuar të gjitha akuzat. Në gjykatë u pretendua se Maguire pasi ka sulmuar një oficer policie, ka tentuar të korruptojë policët grekë, duke i ofruar atyre rryshfet. Pretendohet nga ana e akuzës, se Maguire ka thënë: “A më njihni kush jam unë? Jam shumë i pasur, mund t’ju jap para“.

Futbollisti qëndroi për dy netë në një qeli në rajonin e policisë dhe më pas udhëtoi drejt Mbretërisë së Bashkuar. Avokati i Maguire i ka mohuar akuzat, duke i thënë gjykatës se futbollisti ishte goditur në mënyrë të qëllimshme nga policia, të cilët i kanë thënë se karriera e tij “mori fund”.

Po sipas avokatit të futbollistit, sherri ka nisur pasi Maguire mësoi se dy shqiptarë kishin tentuar të sulmonin motrën e tij dhe e kishin injektuar me një substancë, e cila i shkaktoi asaj gjendje të fikti. Avokati i policëve të sulmuar nga Maguire deklaroi se historia me shqiptarët është një shpikje e futbollistit.Maguire ka deklaruar se avokatët e tij do ta apelojnë menjëherë vendimin e gjykatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME