Categories Lajme

Erë e fortë dhe stuhi shiu, pezullohet lundrimi i trageteve nga porti i Durrësit

Moti i keq shoqëruar me reshje dhe me stuhi detare, që ka përfshirë Durrësin ka anuluar lundrimin e trageteve nga Durrësi në Bari dhe anasjelltash.

Drejtoria Detare Durrës bën me dije se shpejtësia e erës arrin në 21 nyje detare në orë, ndërsa forca e detit arrin deri në 6 ballë. Sakaq situata dhe lundrimi pritet të kthehet në normalitet gjatë orëve të mbrëmjes.

Mësohet se deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme, moti do të jetë problematik në disa zona të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë dhe sidomos përgjatë Ultësirës Perëndimore duke sjellë lokalisht dhe reshje intensive, herë pas here shoqëruar me stuhi detare.

“Gjiri i Durrësit vijon të jetë i ndikuar nga kushte hidrometeorologjike të paqëndrueshme, shoqëruar me reshje dhe erë të fortë me drejtim Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim dhe shpejtësi që ka variuar nga 24-45 m/s, çka ka bërë që mbrëmjen e kaluar të mos ketë lundrim të trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

Referuar udhëzimeve nga autoritet detare janë marë masat për sigurimin e mjeteve lundruese që ndodheshin të akostuara në kalatat e portuale, me qëllim shmangien e çdo avarie.
Në orët në vijim pritet përmirësim i kushteve të motit dhe rikthimin gradual në normalitet edhe për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit,” thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual Durrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME