Categories Lajme

Gjykata ka vendosur masën “Arrest në burg” për Everaldo Haxhiaj, i cili u arrestua dy ditë më parë nga Forca “Shqiponja” në Tiranë

Gjykata ka vendosur masën “Arrest në burg” për Everaldo Haxhiaj, i cili u arrestua dy ditë më parë nga Forca “Shqiponja” në Tiranë.

39-vjeçari u arrestua pasi pas një kontrolli në mjetin me të cilin po lëvizte u gjet një pistoletë me krehër e municion luftarak. 39-vjeçari u kap në rrugën “Frang Bardhi”’ dhe në makinë iu gjet edhe një sasi kokaine.

Në seancën gjyqësore 39-vjeçari ka deklaruar se lëndën narkotike kokainë e kishte për përdorim vetjak, ndërsa sa i përket armës së zjarrit nuk ka pranuar të jap asnjë deklaratë.

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Frang Bardhi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën 39-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”, – njoftimi nga Policia e Tiranës.

Edevaldo Haxhiaj është një emër i njohur për Policinë e Shtetit. 39-vjeçari është ndaluar dhe më parë nga Policia, pasi akuzohej se kishte ndihmuar bosin turk të kriptovalutave, Faruk Fatih Özer të strehohej në Shqipëri. Ai kërkohej nga drejtësia turke dhe cilësohej si një ndër botës e kriptomonedhave që ishte arratisur me 2 miliardë dollarë.

Edevaldo Haxhiu ne sallen e gjyqit (arkive)
Edevaldo Haxhiu ne sallen e gjyqit (arkive)

Edevaldo Haxhiaj nuk bashkëpunoi me policinë për të treguar vendndodhjen e Faruk Fatih Özer, i cilësuar si “bosi i kriptomonedhës” turke.

Faruk Fatih Özer i arratisur nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij, themeluesi i Thodex, Faruk Fatih Ozer u arrestua në Shqipëri në gusht të 2022.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME