Erëzat më të përdorura
Karafili Kjo erzë përftohet duke tharë sythin e pambyllur të lules së një peme të gjelbër tropikale. Përdoret gjithmonë i thatë, i plotë ose pluhur. Ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të dhëmbëve
Vanilja Bishtaja e gjatë me ngjyrë të errët është fryt i një bime me origjinë nga Amerika Qendrore. Zakonisht përdoret për aromatizimin e lëngjeve gjatë zierjes
Piperi Origjina e tij mendohet se është aziatike. Si bimë e familjes së piperaceave, kultivohen frutat e saj, të cilat kur thahen përdoren si erëza. Kur mblidhet i papjekur ka ngjyrë jeshile
Kanella Përdoret korja e pemës, e prerë dhe e tharë në diell. Me origjinë nga Sri Lanka, përdoret e gjitha ose e thërrmuar, në ëmbëlsira dhe likere
Trumza Prej saj mund të nxirret vaji balsamik, që zakonisht përdoret për të gjitha gatimet e peshkut. Përdoren gjethet dhe lulet e saj
Xhenxhefili Përdoret si në kuzhinë, ashtu edhe në fitoterapi. Japonezët e përdorin për të marinuar peshkun, ndërsa njihet për vetitë e tij në lehtësimin e dhimbjeve të barkut
Anason Është një pemë me origjinë nga Kina. Frutat e saj përdoreshin shumë nga indianët dhe kinezët. Përdorej në vend të çamçakëzit, për të aromatizuar gojën 6 %Rritja e konsumit në një vit
Rigoni Mjaft i ngjashëm me maxhoranën. Rigoni ka një aromë shumë më të fortë. Është ndër ato pak erëza që e ruajnë mirë aromën edhe kur thahen, prandaj nuk ka rëndësi nëse nuk e gjeni të freskët
Maxhorana Shija aromatike e maxhoranës shkon shumë në salcat me bazë peshkun dhe te zarzavatet. Nuk arrin të thahet mirë, prandaj këshillohet të përdoret e freskët
majdanozi majdanozi është shumë i pranishëm në kuzhinën italiane dhe është një nga ato erëza që nuk duhet të mungojë kurrë. Përdoret gjithmonë i freskët, pasi i tharë e humbet aromën, por për fat nuk mungon kurrë në treg
Speci i kuq Ka lloje të ndryshme, si për nga forma, ashtu dhe për nga fortësia e shijes. Në kuzhinë ai përdoret si erëz e tharë, e plotë ose e grirë
Shafrani Në treg paraqitet në dy forma: në pluhur, që i shtohet përgatitjes siç është, ose i tretur me pak ujë apo lëng. Thekët e shafranit, nga ana tjetër, lihen për gati një orë në pak ujë dhe përdoren bashkë me lëngun e tyre. Si produkt i shtrenjtë ai përdoret në doza shumë të vogla. Shafrani konsiderohet nder erezat me te shtrenjta…
Arrëmyshku E kultivuar në juglindjen aziatike, përdoret për aromatizimin e ëmbëlsirave, salcave, të mbushurave dhe kokteileve. Gjendet si pluhur, por meqë substancat aromatike i humbasin shpejt, preferohet të blihet e plotë, duke e ruajtur në kuti të mbyllur mirë
Gjethe dragoi Gjethet e thara dhe majat e lulëzuara kanë një aromë të lehtë dhe u japin shije pjatave me peshk, mish dhe sallatave. Shtohet e freskët përpara se të shërbehen pjatat, sepse e zier e humbet aromën.[3]
Ushqimi Ne ushqim erezat kane nje tendence per te shtuar kalori pak me shume ushqimin, edhe pse shume ereza,vecanarisht ato te bera nga fara permbajne pjese te larte te proteinave, yndyra, karbohidrate . Shume ereza , nje pjese e konsiderueshme te mikroelementeve ndikojne ne diete. Kur përdoret në sasi të madhe, erëza mund të kontribuojë gjithashtu një sasi të konsiderueshme të mineraleve, përfshirë hekur, magnez, kalcium, dhe shumë të tjerë, për dietë.[4]
Dieta e erëzave Të gjithë ata që dëshirojnë linja perfekte, mund të humbasin pa frikë dy kilogramë falë xhenxhefilit, shafranit dhe piperit të kuq
Tashmë e dimë të gjithë se që të dobësohesh nuk është vetëm çështje kalorish. Yndyrat nuk janë i vetmi armik për t‘u luftuar, kur objektivi i vetëm është forma trupore perfekte për verën e nxehtë. Për t‘i humbur centimetrat atje ku duhet, duhen bërë mirë llogaritë me lëngjet që ndalojnë në zonat e “penalizuara” nga një qarkullim i keq; me probleme tretëse që provokojnë fryrjen e barkut dhe metabolizmin që shpesh nuk na lejon për ta shndërruar ushqimin në energji. Një regjim ushqimor vërtet efikas duhet të llogarisë të gjitha këto variabla dhe erëzat janë një pasaportë e vërtetë për ta çuar organizmin në ekuilibrin optimal. Arsyeja është e thjeshtë: para së gjithash, falë shijes së tyre, erëzat mendohet se ndikojnë në reduktimin drastik të kripërave dhe përbërësve të tyre. Na duhet të shtojmë këtu edhe efektin pastrues që kanë aroma të tilla si ajo e koprës dhe piperit, të cilët luajnë në organizëm një veprim diuretik dhe dezintoksikues, duke përmirësuar njëkohësisht edhe funksionet tretëse dhe proceset metabolike që zhvillohen në organizëm nga përdorimi i xhenxhefilit, shafranit dhe piperit të kuq. Këto erëza, përveç të tjerave, e furnizojnë organizmin edhe me mikro-ushqyes dhe antioksidues të çmuar. Në fund, efekti bonifikues dhe energjik i erëzave stimuluese si kanella dhe xhenxhefili eviton ato tipiket, që shpesh u atribuohen dietave dobësuese. Një dietë javore ku përfshihen sa më shumë ushqime me erëza, me 1200-1300 kalori m në ditë, korrespondon me humbjen e 2 kilogramëve në dhjetë ditë


