Categories Lajme

Erik Fullani kapet me armë në makinë

Drejtoria e Policisë Tiranë ka bërë një reagim lidhur me raportimet në media për kapjen me armë të djalit të ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit. Sipas policisë ka rezultuar se Erik Fullani e ka pasur me leje armën që iu gjet në makinë. Më poshtë njoftimi i plotë për ngjarjen.

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, sipas të cilit pretendohet se në zonën e ish-Bllokut, është kapur me armë zjarri pistoletë, shtetasi E. F., ju sqarojmë se:

Ditën e sotme, rreth orës 10:45, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, në zonën e ish-Bllokut, automjetin me xhama të errësuar, me drejtues shtetasin E. F., 29 vjeç. Këtij shtetasi i është vendosur masa administrative 20 000 lekë të rinj, për xhamat e errësuar të automjetit.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë 29-vjeçarit dhe për këtë arsye ai është shoqëruar në Komisariat, për verifikime të mëtejshme.

Pas verifikimeve ka rezultuar se arma që ai mbante ishte me leje dhe në vijim të veprimeve u bë njoftimi dhe dorëzimi i armës te drejtuesi teknik i firmës, ku ai punon (bodyguard), sipas procedurave përkatëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 14 Mars 2025

Dashi Jeni duke jetuar një moment rënie, ku jeni të pavendosur lidhur me projektet dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U vra me thikë nga i shoqi, del ekspertiza mjeko-ligjore e shqiptares: 44-vjeçarja u godit mbi 40 herë

Detaje tronditëse janë bërë të njohura nga vrasja e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

GJKKO dënoi Jorgo Goron me dy vite burg, , zbardhet vendimi i plotë i gjykatës

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar sot ish-kryebashkiakun e Himarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E PLOTË/ Lista me kandidatët e PS për zgjedhjet e 11 majit në të gjitha qarqet e VENDIT

E PLOTË/ Lista me kandidatët e PS për zgjedhjet e 11 majit në të gjitha…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

GJKKO/ Rrëmbimi e vrasja e Jan Prengës, dëshmon Festim Bexhdili…

Në gjykatën e posaçme dëshmoi Festim Bexhdili për rrëmbimin e Jan Prengës. Procesi është hapur…

LEXO ME SHUME