Categories Lajme

Erion Braçe nuk përmbahet ndaj drejtorit në Kavajë: 50 mijë lekë për “Pfizerin”,Ai mjek me cigare në gojë…

Politikani socialist Erion Braçe shkruan “i neveritur” për rastin e denoncuar dje në media, ku shfaqej me zë dhe figurë drejtori i qendrës shëndetësore “Luz i Vogël” në Kavajë, duke shitur për 50 mijë lekë të vjetra vaksinën Pfizer.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare kanë denoncuar këtë skandal me zë e figurë , teksa kanë biseduar jo vetëm me drejtorin e kësaj qendre, por edhe me infermieret që punonin aty. Njëra prej tyre ishte bashkëshortja e drejtorit e ngarkuar me detyrën e përgjegjëses së procesit të vaksinimit.

“Neveri! Nuk i di rrethanat dhe se si ka ndodhur ne te vertete ne kete rast; Por shitja e mundesise per tu vaksinuar eshte e neveritshme! Pamjet e bejne edhe me shume te tille-nje mjek me cigare ne dore e ne goje, kurre me bluzen e bardhe ne ecejaken e tij nga qendra shendetesore ne kafene e anasjelltas”, shkruan ndër të tjera Erion Braçe.

Shënimi i plotë i Erion Braçes: NEVERI!

Nuk i di rrethanat dhe se si ka ndodhur ne te vertete ne kete rast;

POR SHITJA E MUNDESISE PER TU VAKSINUAR ESHTE E NEVERITSHME!

Pamjet e bejne edhe me shume te tille-nje mjek me cigare ne dore e ne goje, kurre me bluzen e bardhe ne ecejaken e tij nga qendra shendetesore ne kafene e anasjelltas.

KJO HISTORI DUHET TE MARRE FUND MENJEHERE!

Nderkohe asnje i tille, nuk mund te njollose rrezoj perdhe punen e jashtezakonshme te shumices derrmuese te mjekeve e infermiereve, sanitareve te qendrave shendetesore;

JANE ATA QE NE ME SHUME SE NJE VIT E GJYSEM JANE HERONJTE E VERTETE TE NJE BETEJE TE RREZIKSHME EDHE PER JETET E TYRE! VO: eshte bere banale por ja vlen ta them: bravo i qofte kujtdo qe denoncon, nga qytetari deri tek gazetari i #FiksFare

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME