Categories Lajme

E padëgjuar më parë! Kryebashkiakja e Patosit mbyll shkollën dhe ja jep me qira për lokal kushëririt

Nxënësit në fshatin Grizë janë transferuar në Patos, pasi ambientet e shkolles i janë dhënë me qira njerëzve të kryetares së bashkise, për ta kthyer në lokal.

Denoncimi eshtë bërë nga deputeti i PD, Luan Baçi, përmes një reagimi në Facebook. Sipas tij, përmes një reagimi përmes një vendimi absurd të kryetares së Bashkisë, Rajmonda Balili, 46 nxënës të arsimit fillor dhe 22 fëmijë parashkollorë të fshatit Grizë, do transportohen me furgon drejt Patosit, ndërsa shkolla do të kthehet në lokal.

“Abuzimi, vjedhjet dhe shperdorimet e detyres me vendime absurde te keshillave bashkiak nje partiak dhe kryetareve te emeruar te bashkive, vazhdojne te trazojne jeten e qytetareve!

Vendim absurd dhe abuziv i kryetares se bashkise Patos!

Banoret e fshatit Grize ne Patos, prinder dhe nxenes, protestojne dhe akuzojne kryetaren e bashkise, se 46 nxenes te arsimit fillor dhe 22 femije para shkollore, sot kane vendosur ti transportojne me furgon drejte Patosit dhe shkollen ta kthejne ne lokal, duke e dhene me qira shume vjeçare njerezve te afert te saj!

Hapsira rrethe godines se shkolles eshte mbi 1 HA e bollshme per aktivitetet te tjera te parashikuara nga kryetaria e bashkise!” thuhet në postimin e Luan Baçit.

Ndërkohë, nxënësit të dëshpëruar për vendimin, thërrasin: “Duam të hapet shkolla! Duam të hapet shkolla”.

Sot është dita e dytë e protestës e prindërve dhe fëmijëve. Ata madje nuk kanë lejuar që fëmijët dhe mësuesit të shkojnë drejt Patosit. Qytetarët kërkojnë që të hapet shkolla dhe fëmijët të vazhdojnë mësimin në fshatin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME