Categories Lajme

Kush është autori që plagosi dy vëllezërit në Shkodër, DETAJE

Xhevahir Fikaj është autori i plagosjes së vëllezërve Gruda në Shkodër. Ai është shpallur në kërkim nga Policia pasi pl agosi me sende të forta Lad Grudën dhe më pas q ëlloi me p istoletë Ilir Grudën.

Fikaj kishte një konflikt pronësie me vëllezërit Fshatin e Ri, Shkodër. Ndërkohë Lad dhe Ilir Gruda janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës ka zbardhur plagosjen e dy vëllezërve në Shkodër, ku shkak dyshohet se ka qenë një konflikt për çështje pronësie. Fillimisht ka pasur përplasje fizike, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar me sende të forta një 34-vjeçar, Lad Gruda.

Por nuk ka përfunduar me keq, pasi konflikti është përshkallëzuar më tej, ku shtetasi Xh.F., dyshohet ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Gruda, 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit. Të dy të pl agosurit janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë: Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi L.G., 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka pl agosur me a rmë zjarri pistoletë shtetasin I.G., 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME