Categories Covid-19, Lajme

Erion Dasho: Ç’do të thotë kur numri i humbjeve nga koronavirusi arrin 15-20 çdo ditë

Ai thotë se shifrat e të infektuarve 700-800 persona në ditë vijnë për shkak të testimeve të ulëta, ndërsa shton se minimalisht 200 persona duhet të shtrohen në spital.

Postimi i plotë: NJË TRAGJEDI NË ZHVILLIM TË PLOTË! Kur numri i vdekjeve nga COVID ka arritur 15-20 çdo ditë, kjo do të thotë se: Numri i rasteve është diku midis 4 dhe 5 mijë në ditë. Në se kap vetëm 700-800, do të thotë se nuk teston! Çdo ditë kanë nevojë të shtrohen në spital rreth 200-250 persona. Në se nuk shtrohen, do të thotë se i ke lënë në shtëpi pa kujdes shëndetësor! Çdo ditë kanë nevojë për kujdes reanimator rreth 50-60 persona. Në se kjo nuk ndodh, tregon se nuk ke mjaftueshëm shtretër reanimatorë, pajisje dhe personel! Me këto duhet të merret ministrja Manastirliu dhe jo të bëjë propagandë me 400 mijë testet e shpejta që duhej t’i kishte sjellë që në shtator!

Me këto duhet të merret kryeministri sepse edhe sikur takimet e veta “sy më sy” të bëjnë çudinë, deri sa të nisë vaksinimi, rrezikojnë që vetëm zyrtarisht të kenë vdekur disa qindra (për të mos thënë mijëra) shqiptarë!

15 humbje jete në ditë, do të thotë 450 humbje jete në muaj, ose 1,350 humbje jete të deklaruara zyrtarisht deri në fund të dimrit!!! Mendo për humbjet e jetës që manipulohen dhe nuk raportohen!!! Mendo për ata që humbin jetën në shtëpi!!! COVID është kthyer në tragjedi për shqiptarët në sajë të papërgjegjshmërisë së atyre që na drejtojnë! Koha është për veprim dhe jo për demagogji e manipulime!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME