Selena Gomez ka vendosur të heqë dorë nga muzika, një lajm ky që ka zhgënjyer fansat e këngëtares. Në një intervistë ajo ka pranuar se është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë veçanërisht ku njerëzit nuk të marrin seriozisht.
Madje ka pasur momente ku ajo ka menduar se nuk ka asnjë kuptim ajo që po bën. Ajo ka shtuar se “Lose You to Love Me”, për të është kënga më e mirë që ka publikuar ndonjëherë, dhe “për disa njerëz, prapë nuk ishte e mjaftueshme”.
Pavarësisht kësaj këngëtarja ka thënë se duhet të provojë edhe një album të fundit ndryshe, përpara se të tërhiqet përfundimisht. Aktrimi mbetet i preferuari i Gomez, për të cilin mendon të fokusojë të gjithë energjinë e saj.
Pas deklaratave të Gomez, fansat e saj ne rrjetet sociale kanë bërë trend hashtagu #ëeLoveYouSelena,”të duam Selena”. Gomez publikoi albumin e saj të parë “Kiss & Tell” në vitin 2009, ku vazhdoi më pas edhe me publikimin e tre albumeve të tjera solo.
