Categories Sport

Lionel Messi nuk mjafton, Barcelona i thotë lamtumirë Champions

Barcelona dominon, shënon, por në fund eliminohet me bujë nga Liga e Kampionëve. Katalanasit regjistruan vetëm një barazim 1-1 në ndeshjen e kthimit përballë Paris Saint Germain, duke i dhënë lamtumirë turneut më të rëndësishëm Europian që në raundin e 1/8-ave.

Spanjollët ishin më kërkues në fushën e blertë, por penalltia e shndërruar në gol nga Mbappe ia bëri tepër të vështirë misionin kualifikim. Supergoli i Messit në minutën e 37-të u duk se i dha një tjetër ritëm ndeshjes, megjithatë nuk ndryshoi rrjedhën e këtij 90 minutëshi. Penalltia e humbur në fundin e pjesës së parë nga Messi bëri që rezultati 1-1 të qëndronte në fuqi deri në fund. Kampionët francez vijojnë më tej rrugëtimin në Champions me rezultatin e përgjithshëm, 5-2.

Në raundin tjetër kaloi dhe Liverpool. Kampionët e Anglisë kaluan me rezultatin e përgjithshëm 4-0 Leipzig. The Reds fituan 2-0 në takimin e zhvilluar në “Puskas Arena” falë golave të Sala-h dhe Mane. Tashmë janë mësuar edhe 4 skuadrat e para çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, ku bashkë me PSG dhe Liverpool janë kualifikuar Porto e Borussia Dortmund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME