Categories Sport

“Është i mundshëm rikthimi i Neymar, çmimet e futbollistëve do të bien”

Pas pandemisë, të gjithë presin që çmimet e futbollistëve të bien. Kështu mendon edhe Emili Rousaud, njëri prej gjashtë menaxherëve që vendosi të jepte dorëheqjen javën e kaluar, pas mosmarrëveshjeve për mënyrën se si Josep Bartomeu po e udhëheq Barcelonën.

Ai madje tha se ka korrupsion në klub. Sido që të jetë, sipas tij, të gjithë e duan rikthimin e Neymar, por duhet shikuar cila do të jetë mënyra më e lehtë dhe e mirë ekonomikisht për ta sjellë sërish në “Camp Nou”.

“Një rikthim i Neymar është i mundur, pasi tregu do të pësojë rënie dhe shumë ekipe do të kenë humbje të konsiderueshme ekonomike. Barça kërkon një rikthim të Neymar. Do të jetë e nevojshme të analizohet nëse ky operacion është i mundur duke vlerësuar edhe situatën financiare të klubit. Interesimi i Barçës për të është real. Që operacioni të behet më i lirë, unë do ta merrja atë me pagesa në disa pjesë”, tha ai për L’Equipe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME