Categories Politike

“Është njeri me shije”, Baton Haxhiu si ndal lajkat për Ramën: Berisha rrugaç në publik, në tavolinë…

Baton Haxhiu, ka qenë i ftuar në emisionin e  Mustafa Nanos, “Provokacija” në Abc News, ku ka lavdëruar kryeministrin Rama, dhe e ka quajtur kryeministrin më të mirë që do të kenë shqiptarët për një kohë të gjatë.

“Rama është dëgjuesi më i mirë dhe është njeriu, i cili po u bind në tavolinë është i mrekullueshëm në shtrirjen e idesë, por është më i vështiri për ta bindur nëse nuk je i gatshëm që të ballafaqohesh me orë të tëra. Është kryeministri më i mirë që do ta kenë shqiptarët për një kohë të gjatë.

Shqipëria nuk ka një njeri që është i gatshëm ta fusë në veprim idenë, konjukturën të ardhmen brenda një koncepti. Ajo që e dallon Ramën prej të gjithëve është se është njeri me shije. Njerëzit që kanë probleme me shije kanë probleme me imagjinatën, ikin nga ballafaqimi, kurse Edi Rama ballafaqohet”.

Sipas Baton Haxhiut,  Rama imponon autoritet, duke u përplasur, jo duke shtypur dikë me fuqinë e pushtetit, kurse Berisha është intelektual në tavolinë dhe rrugaç në publik.

“Rama imponon autoritet, duke u përplasur, jo duke shtypur dikë me fuqinë e pushtetit. Berishën e kam njohur  shumë afër, intelektual në tavolinë, rrugaç në publik, rrugaç në publik në parlament është e pamundur si bashkëjtojnë bashkë. Me Berishën në tavolinë mund të flasësh për letërsinë politikën, në publik nuk e shoh,  nuk ka politikan më të vrazhdë, më të paskrupullt, më të padëshirum me fjalor, sesa doktori”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME