Categories Kulture, Lajme

Është përuruar në qytezën e Himarës Eco-muzeu ,i cili është ndër më të veçantët në Shqipëri

Është përuruar në qytezën e Himarës Eco-muzeu ,i cili është ndër më të veçantët në Shqipëri .Projekti për realizimin e muzeut Co.Co.Tour ka nisur pak kohë më parë ndërkohë që në përurim ka marrë pjesë prefekti i Qarkut Flamur Mamaj ,autoritete të bashkisë së Himarës si dhe personalitete të ndryshme.Përfaqësuesit e Fondit të Zhvillimit kanë zhvilluar një Tour brënda muzeut i cili është i ndarë në dy kate.

Koncepti i tij është bërë që mos të ketë vetëm formatin e një muzeu por edhe të një ambiente ku fëmijë dhe të rinj mund të marrin instruksione për fusha të ndryshme.

Rreth projektit Co.Co.Tour “Mbrojtja, përmirësimi dhe promovimi i trashëgimisë natyrore dhe kulturore të komuniteteve bregdetare duke fuqizuar modelin ekomuze me qëllim menaxhimin e zgjuar dhe të qëndrueshëm të turizmit” Projekti Co.Co.Tour synon të sigurojë një zhvillim të zgjuar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të komuniteteve bregdetare përmes zhvillimit të një modeli eko-muze ndërkufitar të përqendruar në turizmin e komunitetit.

Modeli i bashkëpunimit do të përforcojë qeverisjen ndërkufitare të territoreve të përfshira, duke shkëmbyer qasje, strategji dhe standarde të përbashkët të menaxhimit, duke mundësuar identifikimin, ruajtjen e trashëgimisë dhe zhvillimin e një oferte turistike në komunitet bazuar në: – Diversifikimin, zgjatjen e sezonit turistik (jo vetëm 3-mujor); – Gjithëpërfshirjen (të rinj, të huaj, persona me aftësitë kufizuar,etj); – Cilësinë dhe mundësinë e përdorimit të shërbimeve.

Ekomuze-u bën të mundur që komunitetet të ruajnë objektet, pasuritë natyrore dhe praktikat kulturore me vlerë, aty ku ato ekzistojnë, duke rritur vizibilitetin e tyre dhe kontributet që ato japin në aktivitetet e zhvillimit të komunitetit.

Zbatimi i projektit Co.Co.Tour në Bashkinë Himarë, paraqitet si një proces pjesëmarrës i komunitetit të kësaj zone për njohjen, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore vendore detare dhe bregdetare, duke bërë të mundur rritjen e qëndrueshme sociale, mjedisore dhe ekonomike.

Produktet kryesore që do të realizojë projekti: – Një rrjet dhe model ndërkufituar për ekomuze-të; – Paketa e përbashkët e turizmit në komunitet; – Mjete TIK për përdorim të zgjuar të trashëgimisë; – Pajisja dhe rinovimi i 3 hapësirave për ekomuze në Himarë, Tricase dhe Herceg Novi. Fondi Shqiptar i Zhvillimit po e zbaton këtë projekt në bashkëpunim me partnerët: 1. Bashkia Himarë (Shqipëri) 2. Organizata “Magna Grecia Mare” (Itali) 3.

Bashkia Tricase (Itali) 4. Agjencia Lokale për Demokraci (Mali iZi) 5. Bashkia Herceg Novi (Mali iZi) Ndërkohë që partner i asociuar është Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (Shqipëri). Ky projekt është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA II), programi Interreg IPA Bashkëpunimi Ndër-Kufitar Itali – Shqipëri – Mali i Zi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME