Categories Lajme

“Është shumë e çuditshme…”, i vjedhin drogën dhe e vrasin, flasin fqinjët e shqiptarit në Australi

Një shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në verilindje të qytetit australian Adelaide këtë të premte. Siç raporton televizioni australian “7 News” mësohet se shqiptari i përket moshës 46 vjeçare. Mendohet se vrasja ka ndodhur natën mes së hënës dhe të martës, por policia kontrolloi banesën vetëm të premten rreth orës 1 pasdite, duke zbuluar kështu edhe viktimën

“Ky njeri duket se ka qenë viktimë e një sulmi të rëndësishëm dhe për arsye operacionale nuk mund të hyj në detajet e plagosjeve që ka pësuar,” u tha gazetarëve Inspektori Billy Thompson nga vendngjarja.

Ai u pyet nga gazetarët nëse viktima ishte i njohur për policinë?

“Jo nuk ishte”, tha.

Sipas policisë, shtëpia përdorej për kultivim droge dhe se është grabitur nga autorët e sulmit. Në banesë janë gjetur bimë narkotikë dhe pajisje që përdoren për kultivimin e rritjen e tyre.

Fqinjët thanë se nuk dyshonin për ndonjë gjë të jashtëligjshme për viktimën, i cili kishte rreth 6 muaj që ishte zhvendosur në atë banesë në “Carousel Street”, në lagjen “Para Vista”.

“Ai nuk dukej se kishte ndonjë vizitor, asnjë zhurmë në banesë, asgjë, është thjesht shumë e çuditshme”, tha Richard Scurrell për televizionin australian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME