Categories Lajme

“Është vetëpërjashtuar”, Basha ironizon Berishën: Të hipë e zbresë shkallët e selisë sa herë të dojë

Lulzim Basha është shprehur se Sali Berisha është përjashtuar si anëtar i grupit parlamentar dhe si anëtar i Këshillit Kombëtar, ndërsa ka shtuar se rrugët e tij me organet drejtuese të PD janë të ndara. Ai thotë se me veprimet që ka bërë së fundmi, lideri historik i PD është vetëpërjashtuar, ndërsa shton se Berisha do të jetë anëtar i PD deri sa të gjykohet se dëmton rëndë interesat politike dhe morale. Sjelljet e Berishës, Basha i ka konsideruar qesharake.

Lulzim Basha: Sali Berisha është përjashtuar si anëtar i grupit parlamentar, si anëtar i Këshillit Kombëtar, për shkak të vendimit të Kuvendit Kombëtar. Rrugët e Sali Berishës me organet drejtuese janë të ndara.  Me veprimet e tij është vetë përjashtuar. Sa herë hip e zbrit shkallët nga selia është puna e tij.

Detyra jonë është që çdo demokratë që ka interesat e PD dhe sakrificat e tij apo të saj të shenjtë, të jemi të bashkuar ndaj regjimit të Edi Ramës, që është burim i çdo të keqeje. Berisha mund të thërrasë protesta kundër Blinken, kundër kujto që mendon ai, mund të krijojë organizata me drejtim anti-amerikan. Mund të bëjë ç’të dojë, por nuk do jetë më pjesë e organeve drejtuese të PD. Është i përjashtuar për shkak të vendimit të Kuvendit Kombëtar. Do të jetë anëtar, deri sa të gjykohet se ai dëmton rëndë interesat politike dhe morale.

Deri tani sjellja e tij është qesharake. Vendimi që kemi marrë është që të mos lejojmë më shfokusim, por të fokusojmë të gjithë energjitë tona, të organizojmë të gjithë potencialin e nevojshëm, dhe të përgatisim betejën frontale me regjimin që po ia bënë jetën ferr shqiptarëve, qeverinë e Edi Ramës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME