Categories Lajme

Eskavatori rrëzohet nga rimorkio e kamionit dhe go.det makinën, v.des drejtuesi

Një aksident i rëndë automobilistik me një të vdekur ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Kukës – Krumë.Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Qafa  e Toblit. Një kamion me rimorko ka qenë duke udhëtuar, ndërsa me vete ka pasur edhe një eskavator.Eskavatori ka rrëshqitur dhe ka goditur mjetin tip “Mitsubishi”. Për rrjedhojë, shoferi i “Mitsubishit” H.N ka marrë dëmtime të rënda. Edhe pse ai u dërgua në spital, nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.Ndërkaq, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë Kukës:

Has/Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, mjeti tip kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator, gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios, dhe për pasojë ka goditur mjetin tip “Mitsubish” me drejtues shtetasin H.N.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Mitsubush” shtetasi H.N., i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit tip Kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME