Categories Lajme

Ethem Ruka publikon tabelën, ‘replikon’ Tritan Kalo: Pse u shtuan rastet

Shtimi i papritur i rasteve të reja të infektimeve me koronavirus në Shqipëri ka ngjallur shqetësim tek të gjithë teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 42 raste të reja, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Profesor Ethem Ruka ka publikuar disa grafikë, ndërsa i shqetësuar shkruan vetëm: “No coment”. Kjo ka sjellë reagimin e mjekut Tritan Kalo, i cili zbulon edhe arsyet e rritjes së numrit të infektimeve, duke hedhur gishtin nga politika dhe mosrespektimi i masave.

Kalo komenton në statusin e Rukës: “Politika e praptë krijoj bindjen se Sars-Cov2/Covid-19 ishte një trill…Vetndërgjegjësimi, kujdesi individual e kolektiv, higjena individuale dhe kolektive, mbajtja e maskave ku ka grumbullime e në mjedise kolektive, ajrimi i kujdesshëm i mjediseve, hidrimi dhe ushqimi i shëndershëm, pak nga pak u braktisën dhe ja dy javë pas lehtësimit të masave kufizuese jemi këtu ku nuk DUHEJ të ishim.

Pas replikës së mjekut ka komentuar edhe biologu Ruka, i cili shprehet se nëse Europa nuk do kishte marrë masa do kishte mbi 3 milionë vdekje.

“Shume njerez i bien shkurt, duke e konsideruar pandemine si te parendesishme. Nese nuk do te kishte funksionuar karantinimi, sipas burimeve shkencore britanike, Europa do te kishte patur mbi 3 milione vde.kje. Doktor Kalo keni mirenjohjen tone. Mos u trishtoni kur ju gjykojne. Keshtu jemi gatuar, ju duartrokasim nga ballkonet e shtepive, pastaj harrojme dhe u masakrojme ne rrjetet sociale! Numri i ulet i vde.kjeve ka brenda pa asnje diskutim investimin tuaj profesional dhe perkushtimin e larte njerezor!”, shkruan profesor Ruka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME