Categories Politike

“Pokeri filloi, do ketë shumë lekë në lojë dhe do jetë viti i pazareve të mëdha”, Çani paralajmëron ndryshime të mëdha në politikë

Gjatë një interviste në Ora News gazetari Arian Çani u shpreh se Rama do të vazhdojë ta mbajë timonin me një fuqi edhe më të madhe se sa kur e mori në vitin 2013. Këtë vit e sheh si vitin e pazareve të mëdha ndërsa për vitin e ardhshëm nuk do habitej të shihte ndryshime në politikë.

“Jemi në biznes. Ortakët kanë nisur të ndryshojnë pozicion. Nuk është çudi që deri vitin tjetër, ka kohë, por që gjërat të ndryshojnë dhe papritur të shohim që Basha të mos jetë më me Metën, – e kam fjalën me Monikën, me LSI-në në zgjedhje dhe Ilir Meta të hyjë vetë në zgjedhje. Kur them Ilir Meta i referohem LSI-së unë edhe pse ai është president dhe nuk ka lidhje direkte për atë punë. Por jemi shumë herët për këtë gjë.

Unë mendoj se ky vit do të jetë vit pazaresh të mëdha. Do te ketë shumë para në lojë, para pa fund, jo vetëm cash por të formave të ndryshme. Do të ketë rishpërndarje të madhe parash në disa duar, Në ato duart që do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve në fund. Të gjitha këto bërryli me Metën, hyrja sot në Kuvend, këta që bëjnë sikur sduan për të rritur pazarin e tyre, sepse edhe këta të listave duan të rritin pazarin e tyre. Mendoj se pazaret janë në lojë. Gjithcka është ok. Palët janë duke punuar. Lideri i palëve, ose më mirë kryetari i bandës, në kuptimin e grupeve politike është Ramsi (Rama se Rams i them në emisionin tim) ndërkohë po hapen letrat, po trazohen. Pokeri filloi”, shprehet Çani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME