Categories Lajme

ETIAS, Tare: Nuk është rikthim vizash, masë parandaluese kundër terrorizmit

Ditët e fundit, kanë qarkulluar disa lajme të rreme, sipas të cilave, Bashkimi Europian rikthen vizat me Shqipërinë. Viza ETIAS, që përkthehet, Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtim, merret online vetëm 1 herë në 3 vjet, pa u paraqitur në asnjë konsullatë.

Zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare, ishte i ftuar në Dita Jonë për të dhënë më shumë detaje në lidhje me ETIAS.

“Bëhet fjalë për vitin 2023. ETIAS është një sistem elektronik i kontrollit që BE ka vendosur për zonën Shengen. Janë 62 vende që janë pjesë e Shengenit. Kjo është një gjë që bëhet vetëm për sistemin e sigurisë për zonën Shengen. Këto janë edhe Zvicra, SHBA, Australia e vende të tjera të rëndësishme”, tha Tare.

Agron Tare tregon, më tej, se aplikimi mund të bëhet online dhe do të jetë i vlefshëm për 3 vjet. “Do të bëhet një aplikim online që kushton 7 euro dhe do të ketë një afat vlefshmërie prej 3 vjetësh. T’i aty vendos të dhënat e tua biometrike dhe në pak minuta të vjen përgjigjja. Nuk ka fare vështirësi. Qëllimi është për terrorizmin dhe emigrantët. SHBA-ja e ka aktualisht. Është një sistem që atje funksionon. Nuk ka fare vend për panik. Fatkeqësisht në Shqipëri këto përdoren dhe ai që e pëson është populli. Është një përdorim i ndyrë nga opozita”, u shpreh Tare.A2

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME