Categories Lajme

Euro dëmtoi eksportet. Prodhuesit: Nga rënia janë zeruar fitimet

Zef Shtjefni, prodhues tullash dhe pronar i dy fabrikave, njërës në Lezhë dhe tjetrës në Fushë-Krujë, është detyruar që në njërën prej fabrikave, atë të Fushë-Krujës, të ndalojë prodhimin.

Punëtorët i ka dërguar në shtëpi dhe ka nisur shërbimet e makinerive, pasi po punohet pa fitim: “Fitimi jonë shkon zero sepse euro nuk ka vlerë më. Në fillim të dhjetorit, kur u pa që nuk ka fitim dhe nuk ka mundësi për të eksportuar me ritmet e mëparshme, ndaluam prodhimin. Ndalimi i prodhimit do të thotë që punonjësit ikin në shtëpi, taksa shumë më pak për shtetin, ndalim i eskporteve sepse nuk mund të eksportojmë me këto çmime… Jemi të detyruar të ndalojmë qysh më 1 dhjetor, kemi kaluar në shërbime të makinerive të linjave. Është e kotë të prodhosh dhe t’i falësh pastaj”.

Shqipëria është eksportues neto i bimëve medicinale dhe aromatike. Xhevit Hynesaj, një prej prodhuesve më të mëdhenj, na thotë se nëse vazhdon kjo situatë, edhe viti 2019 do të jetë i vështirë.

Edhe për eksportuesit e prodhimeve bujqësore goditja ka qenë e fortë, me 15% humbje. Ardian Çitozi, eksprotues i cili ka lidhur kontrata me disa fermerë, shpreson që të paktën tani të ketë një stablizim të kursit të këmbimit: “Janë rreth 7 hektarë tokë të mbjellë me shalqi, por neve nuk dimë se si do të shkojë puna. Shpresojmë që euro të mos ketë luhatje, që të ketë stabilitet sepse nëse ka stabilitet, atëherë edhe fermeri ndjehet i sigurtë, por edhe eksportuesi ndjehet i sigurtë”.

Problemet me rimbursimin e TVSH-së janë ana tjetër e medaljes për prodhuesit dhe eksportuesit. Zef Shtjefni shprehet: “Kemi 300 milionë lekë këtu në këtë fabrikë, plus te fabrika e Lezhës po ashtu, që shteti na ka borxhe”.

Në rastin e prodhimeve bujqësore dhe sektorit të bimëve mjekësore, një ndryshim në paketën fiskale në lidhje me TVSH-në e inputeve bujqësore ka bërë që fermerët të mos kenë përfitime në rimbursim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME