Categories Lajme

Historia e pabesueshme e dy binjakëve shqiptarë, që po çmendin policinë dhe drejtësinë italiane

Janë binjakë homozigotë, si dy pika uji. Praktikisht, kanë kod gjenetik identik dhe pikërisht për këtë arsye gjyqtari është detyruar që ta lirojë Eduardin, njërin prej tyre që ka qenë gjithnjë i pandehuri, pasi ngjashmëria e frikshme në kodin e tyre gjenetik nuk i lejon të kuptojë se kush nga dy binjakët mund të ketë qenë realisht në grabitje.

As Policia Shkencore nuk po arrin të fajësojë dy binjakë të tmerrshëm, të cilëve u pëlqen jeta plot rreziqe, shkruan Shqiptarja.com. Në zonën rurale të Friulit, në Porcia, katër vjet më parë, një Mercedes A ecën me shpejtësi, e ndjekur nga një makinë e karabinierëve. Shoferi e braktis makinën dhe ikën me vrap mes bimëve të panxharit. Hetuesit kontrollojnë timonin dhe levën e kamios. Gjejnë një bisht cigareje. “E kapëm”, mendojnë ata. Në laboratorët shkencorë veçohet ADN-ja e Eduard Trushit, 30 vjeç në atë kohë, shqiptar. Hetuesit ngrenë padi kundër tij dhe ai paraqitet para gjyqtarit bashkë me të vëllain Edmond

Janë binjakë homozigotë, si dy pika uji. Praktikisht, kanë kod gjenetik identik. Gjyqtari detyrohet ta lirojë Eduardin, pasi e ka të pamundur të përcaktohet se kush nga të dy ishte në të vërtetë në timonin e asaj makine. Dhe kështu, në Veri-Lindje të Italisë dalin në skenë dy vëllezër, që bëjnë vjedhje e grabitje, të shkathët, pa skrupuj, që drejtojnë makinën në mënyrë të rrezikshme dhe me dy trashëgimi gjenetike të cilat duket sikur janë pasqyrim i njera-tjetrës. Të mërkurën e kësaj jave, në Gjykatën e Veronës u liruan sërish.

Gjithnjë i pandehuri ishte Eduardi, këtë herë i akuzuar për grabitje të dhunshme në një shtëpi në zonën rurale të Veronës, në Nogarole Roça. Një grabitje klasike, që kryhet natën, por pronari zgjohet, e kap në flagrancë dhe përpiqet ta bllokojë hajdutin. Vijon një zënkë me grushta e shkelma. Banditit i bie kapelja, ku dallohen njolla djerse. Policia Shkencore bën përsëri analizat dhe sërish del emri i Eduard Trushit. Por gjyqtarja Laura Donati është e detyruar ta lirojë nga akuzat, gjithnjë për faktin që nuk kuptohet se kush nga dy binjakët ka qenë në atë grabitje.

“Për të zbuluar ndryshimet e vogla në kodin gjenetik do të duheshin analiza shumë të ndërlikuara, me bashkëpunimin e laboratorëve shumë të specializuar”, pohon një ekspert i Policisë Shkencore. Ata janë identikë në gjithshka, me përjashtim të shenjave të gishtërinjve. Por, mjafton të veshin doreza dhe Edmondi e Eduardi bëhen i njejti person.

Trajta të njejta trupore, flokët njësoj, të njejtat tatuazhe në parakrahë. Janë 34 vjeçarë dhe në gjendjen civile rezulton se banojnë në Castiglione delle Stiviere, në provincën e Mantovës. Në vitin 2016 fituan epitetin e “binjakëve Lypen” në Pordenone. Dukeshin si të pakapshëm, me makina të fuqishme si Mercedes SLK apo Ford Mustang. Një vit më parë, Prokuroria e Cuneos iu jepte autorësinë e qindra vjedhjeve mes Piemontes dhe Venetos, duke iu seksuestruar 24 mijë euro cash, pesë orë dore Rolex floriri, diamantë dhe bizhuteri të tjera, me një vlerë të përgjithshme prej 300 mijë eurosh.

Harta e goditjeve të tyre tregon trajektore nga një cep i Italisë në tjetrin, nga Mantova në Treviso, nga Gorizia në Pesaro, deri në Pisa e Firence. “Janë tri procedura penale, që kanë përfunduar me lirimin nga akuzat për të njejtin motiv”, shpjegon Fabio Porta, avokat në Verona dhe mbrojtës ligjor i Eduardit. “Hetimet e bazuara vetëm mbi ADN-në për vëllezërit Trushi nuk çojnë askund, pasi nuk ekziston mënyrë për të përcaktuar pa asnjë dyshim se fjala është për njerin apo për tjetrin”.

Rrinë gjithnjë bashkë, janë të pandashëm dhe shpesh të pakapshëm. Luajnë me ngjashmërinë mashtruese si një bonus në gjykatat e Veri-Lindjes së Italisë, për të ulur dënimet e jetës së tyre në minimum.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME