Categories Lajme

Euro dhe dollari i rikthehen rritjes në shtator, si këmbehen monedhat e forta me lekun

Euro dhe dollari e mbyllin javën në rritje në kursin e këmbimit me Lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha Evropiane u këmbye të premten me 117.81 Lekë, në rritje me 0.71 pikë në raport me fundin e javës së kaluar.

Rritja e monedhës evropiane në muajin shtator lidhet kryesisht me largimin e pushuesve. Gjatë këtij sezoni veror euro preku nivelet më të ulëta historike në kursin e këmbimit valutor, e ndikuar edhe nga numri i lartë i turistëve që hynë në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.

Në fund të muajit korrik, Euro zbriti deri në nivelin e 116.6 Lekëve, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Leku ka humbur pikë edhe ndaj dollarit amerikan.

Aktualisht Dollari këmbehet  me 117.85 Lekë, afërsisht 0.85 pikë më shumë krahasuar me fundin e javës së kaluar.

Mbiçmimi i dollarit reflekton forcimin e monedhës amerikane në tregjet botërore dhe kryesisht në raport me Euron. Rënia e Euros poshtë vlerës së Dollarit Amerikan ka bërë që monedha e gjelbër të forcohet edhe ndaj Lekut, duke bërë që në fund të gushtit për herë të pare të këmbehet më lartë se monedha evropiane.

Forcimi i Dollarit ka një impakt negativ sidomos në çmimin e lëndëve të para dhe nënprodukteve, që zakonisht kuotohen dhe shiten në monedhën amerikane.

Efekti më i ndjeshëm është në çmimet e karburanteve, që prej muajsh tregtohen me çmim tavan të fiksuar nga Bordi i Transparencës dhe ku kursi i këmbimit të Dollarit është një nga elementët që përdoren në formulën e llogaritjes së çmimit./Abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME