Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 104.63 lekë, në rritje me 1.7 lekë krahasuar me ditën e martë. Kursi i këmbimit të Euros ka kërcyer brenda një dite në nivelin më të lartë të vitit 2024, ndërsa javën e kaluar shënonte nivelet më të ulëta të këtij viti kalendarik. Një lëvizje kaq e fortë ditore e Euros nuk regjistrohej qysh prej gushtit të vitit të kaluar.

Sipas burimeve nga sektori financiar, rritja e fortë e Euros ka ardhur si rezultat i blerjeve në vlera të mëdha nga subjekte të veçanta, që është e vështirë të identifikohen.

Rritja kaq e madhe e kursit brenda një dite të vetme dëshmon edhe njëherë se tregu valutor në vend është shumë i cekët dhe i brishtë. Ringritje të tilla të forta dhe afatshkurtra të kursit të këmbimit Euro-Lek kanë ndodhur shpesh në dy vitet e fundit. Luhatshmëria në rritje e kursit gjatë viteve të fundit mund të ketë nxitur më shumë sjellje spekulative nga aktorë të tregut, që në kushtet e një tregu valutor të vogël shkaktojnë amplituda të mëdha afatshkurtra. Megjithatë, eksperienca e viteve të fundit ka treguar se këto momente zgjasin pak dhe kursi u kthehet shpejt tendencave afatgjata.Si gjithmonë, rritja e fortë e kursit të Euros është reflektuar me përpikmëri edhe në kursin e valutave të tjera. Edhe Dollari Amerikan u rrit me afërsisht 1.6 lekë dhe arriti nivelin më të lartë që prej muajit shkurt, në 96.52 lekë. Paundi Britanik u rrit akoma më shumë, me gati 1.9 lekë dhe arriti në 121.94 lekë, gjithashtu niveli më i lartë që prej mesit të muajit shkurt.

Tendencat e pozicionit të jashtëm të ekonomisë të disponueshme deri tani nuk paralajmërojnë ndonjë zhvendosje organike në rritje të kursit të këmbimit Euro-Lek.Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit zbriti në vlerën e 191 milionë eurove, në rënie me 78% krahasuar me vitin 2022. Edhe tremujori i fundit 2023 rezultoi me një rënie të ndjeshme të deficitit të llogarisë korrente, në vlerën e 232 milionë eurove, afërsisht sa gjysma e deficitit që ishte shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për më tepër, vlera vjetore rekord e investimeve të huaja direkte për 2023, prej gati 1.5 miliardë eurosh, e ka tejkaluar me më shumë se shtatë herë vlerën e deficitit të llogarisë korrente.

Me hyrjen në tremujorin e dytë, është e pritshme që flukset valutore në ekonominë shqiptare të rriten, kryesisht si rezultat i turizmit. Ekspertët mendojnë se në këtë moment është e vështirë të identifikohet ndonjë faktor që mund të sjellë rritje të qëndrueshme të kursit të këmbimit Euro-Lek. Rritja e të mërkurës ka të gjitha tiparet e një paniku që po bëhet i zakonshëm në tregun valutor dhe pason kërkesat e mëdha dhe të përqendruara nga subjekte të veçanta për valutë të huaj./monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME