Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula, për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim. Apeli ka miratuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Berat, e cila vendosi më herët ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”

Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Kumarakut, e cila tha se kishte parë fëmijën e saj pas takimit me të atin, të shante me fjalë fyese në TikTok.

Njoftimi i “Apelit”:

Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 17.12.2023, në Komisariatin e Policisë Kuçovë, ka bërë kallëzim penal shtetësia me iniciale E. A, e cila ka deklaruar se është e divorcuar me shtetasin me iniciali A.K dhe djali i tyre gjatë takimit me babin dhe gjyshen e tij, e ka parë në rrjetin social Tiktok live, duke sharë me fjalë fyese dhe banale në prani të tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personat nën hetim shtetasit me iniciale A.K dhe N. R, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 124/b dhe 22  të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me vendimin nr. 22, datë 22.02.2024, ka vendosur:

1.Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

2.Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit për personat nën hetim A. K dhe N. R.

3.Caktimin si masë sigurimi ndaj personave nën hetim atë të “arrestit në burg”  të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale A. K, dhe N. R, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë..

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fatri Islamaj, vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 22, datë 22.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME