Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra Elena Mocanu me çekiç më 22 tetor 2022, u dënua me 24 vjet burgim. Dënimi u dha nga gjykata e Bolzanos.

Prokurorja Federica Iovene kishte kërkuar dënim të përjetshëm, duke u shprehur se nuk ka përse të ketë masë lehtësuese për të. Zbutjen e dënimit e kishte kërkuar mbrojtësi i Avni Meçjes për shkak të rrëfimit, bashkëpunimit me hetuesit dhe dëmshpërblimit të dhënë për djalin e viktimës.

Gjyqtarët i konsideruan faktorët rëndues (bashkëjetesa dhe dënimi i mëparshëm) të barabartë me faktorët lehtësues (rrëfimi dhe bashkëpunimi me hetuesit).

Për avokatin mbrojtës Massimo Dal Ben, ky është një dënim i balancuar. Fakti që faktorët lehtësues u konsideruan të barabartë në krahasim me faktorët rëndues, për të është shenjë pozitive. Dy vjet para vrasjes, Meçja ishte denoncuar për keqtrajtim nga viktima. Pas disa kohësh pati një afrim mes të dyve, deri në epilogun tragjik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME