Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të madhe që nga qershori, ja me sa lekë u këmbye sot

Euro ka shënuar rritjen më të madhe ditën e sotme në tregun e këmbimit valutor në tregun vendas dhe ka nisur të rritet pas një pikiate të ndjeshme.

Një euro është këmbyer sot me 124.98 lekë me rreth 0.73 pikë më shumë se një ditë më parë.

Kjo është rritja ditore më e madhe që prej qershorit të 2018-s.

Monedha e përbashkët ka rikuperuar pikë kundrejt lekut që nga data 27 dhjetor duke u forcuar me 2.2 pikë kundrejt monedhës vendase.

Forcimi i euros po ndikohet kryesisht prej efekteve sezonale.

Aktorët e tregut e argumentojnë rritjen e euros me akumulimet e të ardhurave të kompanive gjatë ditëve të fundit të 2018-s. Ata presin që ky forcim i euros të vijojë edhe për ditë gjatë muajit janar deri në përfundimin e afateve për pagesat e detyrimeve në Tatime.

Në vitin 2018, kursi mesatar i këmbimit për gjithë vitin ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga 2004-a. Dy faktorët jo fondamentalë që ndikuan ishin konvertimet e kapitalit të bankave dhe paratë informale.

Gjatë muajit dhjetor euro po zhvlerësohej me shpejtësi ndaj monedhës vendase dhe sipas ekspertëve arsyeja kryesore ishte qarkullimi i ulët i parasë në ekonomi. Për bizneset, ditët e fundit të vitit që lamë pas, shënuan një rritje të aktivitetit dhe akumuluan të ardhura të cilat po i këmbejnë këto ditë.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në forcimin e euros janë tregjet ndërkombëtare.

Euro po këmbehet aktualisht në nivelin e 1.15 dollarëve, niveli më i lartë që prej tetorit ka njoftuar Banka e Shqipërisë./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME