Categories Lajme, Politike

SHBA bëhet gati për të fuqizuar ushtrinë shqiptare

Edhe ambasadori i ri i SHBA, që do të zbrakojë në Shqipëri, do të punojë që vendi ynë të jetë një aleat shumë i rëndësishëm në NATO

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë hedhur në sulm për të ndërmarrë hapa konkretë për mbrojtjen e Shqipërisë nga ndikimi rus. Për të shpëtuar shqiptarët nga ‘celulat’ ruse, SHBA po planifikon që vitet në vazhdim të zhvillojë strategjitë ushtarake të vendit tonë, me qëllim që të kemi mundësi për vetëmbrojtje.

‘Pamfleti’ e ka raportuar edhe më parë se SHBA është e interesuar të armatosë Shqipërinë dhe ta kthejë atë në fuqinë më të madhe ushtarake në Ballkan, ndërsa në planin e publikuar së fundmi, amerikanët kanë për qëllim t’i përjellcin një mesazh të fortë Rusisë dhe ta zmbrapsin atë nga vendi ynë.

“Shtetet e Bashkuara kanë një mundësi gjatë disa viteve të ardhshme për të siguruar zbatimin e vazhdueshëm të reformave kritike në Shqipëri, ndërsa kundërshtojnë ndikimin rus në këtë vend të rëndësishëm ballkanik. Zhvillimi i aftësisë së Shqipërisë për të siguruar vetëmbrojtje dhe për të kontribuar në mbrojtjen kolektive të Aleancës së NATO-s do të rrisë sigurinë transatlantike, do të forcojë stabilitetin rajonal.

Shqipëria do të jetë më mirë e përgatitur për të siguruar territorin e saj kundër kërcënimeve të sigurisë shtetërore dhe jo shtetërore, duke përfshirë trafikimin kriminal, fatkeqësitë natyrore dhe krizat humanitare. Duke zhvilluar aftësitë ushtarake, kjo përpjekje do t’i mundësojë Shqipërisë të zgjerojë pjesëmarrjen e saj në operacione jashtë Aleancës dhe koalicionit”, thuhet në planin e SHBA.

Gjithashtu, mësohet se edhe ambasadori i ri i SHBA, që do të zbrakojë në Shqipëri, do të punojë që vendi ynë të jetë një aleat shumë i rëndësishëm në NATO. Në raport shtohet se një tjetër pikë ku do të fokusohen amerikanët do të jetë edhe ajo e ndërtimit të kapaciteteve të Shqipërisë për të trajtuar sfidat e migracionit dhe trafikut.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë për ta transformuar Shqipërinë në një aleat më të aftë të NATO duke rritur kapacitetin dhe ndërveprimin e Forcave të Armatosura shqiptare, duke mbështetur vendosjen e trupave të Shqipërisë në misionet e NATO dhe operacionet e tjera ndërkombëtare dhe duke promovuar rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen shqiptare. Ne do të ndihmojmë në ndërtimin e kapaciteteve të Shqipërisë për të trajtuar sfidat transnacionale, si migracioni dhe tregtia e paligjshme e kontrabandës apo sendeve të ndjeshme.

Misioni diplomatik do të punojë me aleatët e NATO dhe BE për të ndihmuar Shqipërinë për të gjetur mundësi për të trajtuar kërcënimet e vazhdueshme dhe ato në zhvillim, duke përfshirë luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet në planin 4 vjeçar të SHBA për Shqipërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME