Categories Lajme

Euro zhvlerësohet ndaj Lekut, ja zhvillimet në tregun valutor

Euro po humbet pikë prej fillimit të kësaj jave në tregun valutor vendas.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer gjatë ditës së sotme me 123.12 lekë, apo rreth 0.17 pikë më pak se një ditë më parë. Prej fillimit të javës euro ka humbur përkundjet lekut vendas më shumë 0.75 pikë, ndërsa prej fillimit të tetorit ishte forcuar përkundrejt lekut me 1.73 pikë.

Euro u forcua në tregun vendas, pasi pati një kërkesë në rritje për valutë nga kompanitë të cilat do të transferojnë fitimet te kompanitë mëma, pas shpërndarjes së disidentit. Këtë vit, ndryshe nga vitet e mëparshme, një lehtësi fiskale për bizneset, sipas së cilës, bizneset do të tatoheshin me 8% për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë (nga 15% që ishte më parë), përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kushtin që: tatimi që u përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019.

Sipas aktorëve kryesor të tregut gjatë ditës së sotme tregu ka qenë shumë i qetë dhe pothuajse nuk ka pasur tregtim fare, prandaj e konsiderojnë stabël nga dje. Sipas tyre një tjetër ndikim në fillim të javës ishte edhe afati i fundit për pagesën e detyrimeve.

Ekspertët e tregut valutor thonë se në përgjithësi muaji tetor dhe nëntor njihen si muaj të vdekur, pasi nuk ka volume tregtare. /Monitor/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME