Categories Politike

Eurodeputetja Vaidere: Shqipëria të llogarisë viktimat e komunizmit, siç bëri me viktimat e fashizmit

Inese Vaidere, deputete në Parlamentin Europian, ka folur sot nga Shkodra për nevojën që ka Shqipëria për të dënuar krimet e regjimit totalitar në Shqipëri dhe ballafaqimin me atë periudhë, që nuk ëhstë e lehtë.

“Parlamenti europian sapo ka kaluar rezolutën që lidhet me krimet e sistemeve totalitare dhe nuk ishte një proces i lehtë, – tha Vaidere. – Siç thashë, nuk ishte proces i lehtë. Por është e domosdoshme që të ketë një përllogaritje të humbjeve njerëzore nga sistemet totalitare.

Në vendin tim e kemi bërë dhe kemi një përllogaritje të viktimave nga fashizmi apo nazizmi dhe Shqipëria duhet të llogarisë dhe ballafaqojë shifrat e viktimave të komunizmit.

Nuk është e lehtë, edhe në Bashkimin Evropian në parlament kishte zëra kundër dhe kjo është e paimagjinueshme. Kjo ekspozitë është e jashtëzakonshme, këto janë fytyrat e vuajtjeve të komunizmit dhe unë do t’i marr me vete dhe do t’i dërgoj në Parlamentin Evropian.

Sipas meje, Ballkani është duke ecur në rrugën e duhur dhe sigurisht do të keni një dritë jeshile në të ardhmen, por nuk mund të them se kur do të ndodhë jo. Gjithsesi nuk duhet të pushoni së punuari në kuadër të reformave, përmirësimit të situatës në vend dhe të forcimit të sundimit të ligjit.

BE sigurisht që është një organizatë e rëndësishme dhe demokratike.  Në momentin që niveli i demokracisë do t’i afrohet nivelit të demokracisë së BE, normalisht që jeni të mirëpritur. “

Lidhur me refuzimin që iu bë Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE, Vaidere tha: “Jo-ja nuk ishte vendim i Parlamentit Evropian dhe unë nuk kam çfarë të shtoj më tepër.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME