Categories Politike

Euronews: Kush do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë?!

Rrjeti televiziv evropian i lajmeve, Euronews, i ka kushtuar sot vëmendje zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit në Kosovë.Euronews raporton se “anketat e opinionit aktualisht sugjerojnë se asnjë parti nuk do të marrë mbështetje të mjaftueshme në zgjedhjet e së dielës për të formuar e vetme qeverinë”.“Ky rezultat”, sipas rrjetit televiziv të lajmeve, “pritet të çojë në bisedime të zgjatura për koalicione”.Hulumtuesi i Institutit Italian për Studime të Politikave Ndërkombëtare, Giorgio Fruscione, ka thënë për Euronews se pret koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Express.“I vetmi koalicion që pres të formohet është ai ndërmjet nacionalistëve majtistë dhe LDK’së, nëse ata gjejnë konsensus për një emër (për kryeministër)”, ka thënë Fruscione.Ndërkaq, Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv i Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, ka thënë për Euronews se “rezultati (i zgjedhjeve) është i vështirë për t’u parashikuar”.

Sipas tij, “ai do të varet në masë të madhe nga pjesëmarrja në votim”.“Partitë në pushtet me gjasë do të humbin në përballje me opozitën, por duhet të shohim se si do të formohet koalicioni”, ka shtuar ai

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME