Categories Covid-19, Lajme

Europa mbylli kufijtë me Britaninë, “Na ndihmoni, duam të dalim nga këtu

Shfaqja e një varianti të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe ka bërë që shumë vende evropiane të mbyllin menjëherë kufijtë me këtë vend. Sipas gazetës BILD, kjo ka bërë që të ketë skena tronditëse nëpër aeroporte. Britanikët e bllokuar nuk lejohen të lëvizin dhe kanë ngecur në zonën e transitit. Bëhet fjalë për familje me fëmijë të vegjël, të cilët thonë se po mbahen kundër vullnetit të tyre. “Na ndihmoni, duam të dalim nga këtu,” ishte apeli i një familje me fëmijë të vegjël. Raportohet se ata do mbahen në aeroport derisa të dalin negativ ndaj virusit.

Mutacioni i ri i koronavirusit e ka bërë atë më ngjitës. Ekziston f rika se kjo do e bëjë edhe vaksinën joefektive. Teksa e gjithë Europa ka mbyllur për të paktën 72 orë të gjitha fluturimet nga Britania, për shkak të mutacionit të virusit që po përhapet me shpejtësi, Shqipëria nuk ka marrë ende asnjë masë, dhe fluturimet vijojnë si normalisht. Një avion ka mbërritur sot nga Anglia në Shqipëri në orën 01:25 të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës së nesërme janë parashikuar të mbërrijnë tre avionë të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME