Categories Lajme

EUROPOL vlerëson punën e Policisë së Shtetit

EUROPOL vlerëson rezultatet e arritura nga ana e Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në një takim pune, delegacionin e EUROPOL-it të kryesuar nga  Andzejus Roginskis dhe Roberto Garbini, përfaqësues të Departamentit të Krimeve të Rënda dhe të Organizuar në EUROPOL.

Në fokus të takimit ishte rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Policisë së Shtetit dhe EUROPOL-it, duke u shtrirë në pjesëmarrje të Policisë së Shtetit në veprime operacionale në raste të krimit të organizuar të nivelit të lartë.

Drejtor Veliu ka falënderuar Roginskis dhe Garbini, për mbështetjen që po i jepet Policisë së Shtetit nga EUROPOL-i dhe për besimin për ta përfshirë Policinë e Shtetit në operacione të nivelit të lartë, duke theksuar se vitet e fundit Policia e Shtetit ka fituar besueshmërinë dhe është partnere e barabartë me homologët, duke shfaqur vendosmëri, përkushtim e profesionalizëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Përfaqësuesit e EUROPOL kanë vlerësuar rezultatet e arritura nga ana e Policisë së Shtetit dhe kanë theksuar rëndësinë e implementimit të Projektit të Analizës COPPER, si dhe forcimin e bashkëpunimit akoma më shumë mes EUROPOL-it dhe Policisë së Shtetit.

Më pas, delegacioni është takuar me përfaqësuesit e strukturave homologe të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME